Kryeprokurori Serge Brammertz ka thënë se gjykatësit kanë injoruar një numër të madh të dëshmive kur kanë liruar Sheshlin, javën e kaluar.
Sheshel është akuzuar për nxitje të urrejtjes etnike me retorikë të zjarrtë kundër myslimanëve dhe kroatëve të Bosnjës, në vitet 1990.
Brammertz ka thënë se gjykatësit i kanë keqinterpretuar provat në atë mënyrë që “dëbimi i civilëve është bërë gjest humanitar” dhe se “fjalimet ndezëse janë bërë thjesht për të rritur moralin e forcave serbe”.
Sheshel ka thënë se nuk është i shqetësuar me apelin.
“Ata nuk kanë bazë ligjore”, i ka thënë ai agjencisë Reuters përmes telefonit.