Duke folur sot në një konferencë për media në Tokio, Poroshenko tha se një kompani jashtë vendit, e ngritur për biznesin e tij të karameleve, ishte një hap i domosdoshëm për të vënë pasurinë e tij në një’ besim të verbër’ (term që përdoret për një aranzhim financiar, sipas së cilit një person që ka post publik i jep të drejtat e administrimit të biznesit të tij privat ndonjë firme të pavarur, për të shmangur konfliktin e interesit) kur ai u bë president i vendit në vitin 2014.
Analistët thonë se rrjedhja ka ngritur dyshime se subjekte të tilla jashtë vendit janë krijuar për t’iu shmangur tatimeve.
Dje, kryeministri i Islandës dha dorëheqje për shkak të këtij skandali.
Poroshenko insiston se rasti i tij dallon prej atij të Rusisë ose Islandës, dhe se kompania e tij nuk ishte krijuar për t’iu shmangur tatimeve.
Ai ndodhet në Japoni këtë javë, për tu takuar me kryeministrin japonez dhe udhëheqës të bizneseve të ndryshme.