Jepet dënimi më i madh në histori – fajtor për dhunim fëmijësh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Jepet dënimi më i madh në histori – fajtor për dhunim fëmijësh

    Insajderi
    02 July 2017 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse ndonjëherë do t’i duhet të vuajë dënimin dhe të kthehet i lirë, Jeremy Ledbetter, aktualisht 29 vjeç, do të dilte nga burgu në moshën 163-vjeçare.

     Ledbetter u dënua me 134 vite burg nga gjykata e Nashville në shtetin e Tennessee, SHBA. Gjykata e shpalli këtë të premte, Jeremy Ledbetter, fajtor për një sërë krimesh me sfond seksual.29-vjeçari, u përball me dy dënime për përdhunimin e një fëmije 10 vjeç në shtëpinë e tij në Nashville dhe dy dënime për abuzim seksual, ndaj një vajze 13-vjeçare si dhe dy dënime po për abuzime seksuale me të mitur.

    Ndër të tjera Ledbetter u dënua për abuzim seksual edhe ndaj kafshëve. Prokurori i çështjes e cilësoi rastin e tij si më “tmerruesin dhe shqetësuesin që ka parë ndonjëherë”.

    Gjykata e mori vendimin drastik, pasi dëgjoi dëshmi të ndryshme për tre ditë me radhë, përfshi edhe të viktimave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark