Insajderi
Botë

Vizita pas zjarreve masive, Grenell shfaqet krah Presidentit Trump në Kaliforni

Insajderi
25 January 2025 - 16:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vizita pas zjarreve masive, Grenell shfaqet krah Presidentit Trump në Kaliforni
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në vizitën e parë si President i Shteteve të Bashkuara në atë që konsiderohet si “zonë krize”, në shtetin e Kalifornisë, pas zjarreve masive që shkaktuan shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale, Donald Trump është shoqëruar nga bashkëshortja Melania Trump dhe një nga njerëzit e tij më besnik prej vitesh, Richard Grenell.

Grenell ka qëndruar krah Presidentit përgjatë inspektimeve në terren në zonat e goditura nga zjarret masive, si edhe ka biseduar me drejtuesit lokalë, nëse ata kanë nevoja të veçanta.

Grenell ka shërbyer më parë si këshilltar i vjetër për politikën e jashtme dhe Trump tashmë në mandatin e dytë e zgjodhi për të shërbyer si i Dërguar për Misione Speciale, duke e ngarkuar atë të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.

Grenell në mandatin e parë të Trump ka qenë emisar për dialogun Kosovë-Serbi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark