16 shtetet me pasaportat më të fuqishme të botës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    16 shtetet me pasaportat më të fuqishme të botës

    Insajderi
    27 December 2016 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëse e keni shtetësinë gjermane, ju mund të udhëtoni në 158 vende të botës, pa pasur nevojë të merrni vizë.

    Sigurisht, që të gjithë ata që kanë pasaportë gjermane, mburren me këtë fakt, duke ditur se vendet si Afganistani, mund të udhëtojnë në vetëm 24 shtete pa viza.

    Kjo ranglistë është bërë nga një indeks, për vendet më të fuqishme, sa i përket fuqisë së pasaportave për të udhëtuar nëpër botë.

    Sipas indeksit, kjo renditje është bërë në bazë të numrit të kombeve, shteteve ku banorët mund të shkojnë pa pasur nevojë të marrin një vizë udhëtimi, shkruan Gazeta Metro.

    Kjo  renditje është bërë sipas  ‘Arton Capital CEO, e cila ka përpiluar ranglisten nga 193 vendet e botës, për vitin 2016.

    Nëse mendoni se pasaporta amerikane, është e fuqishme, gaboheni.

    Shtetet e Bashkuara janë në top 16, por kjo mund të ndryshojë gjatë katër viteve të ardhshme nën administrimin Trump, sipas Arton Capital CEO John Hanafin.

    Nëse SHBA, nuk i rregullon marrëdhëniet e politikave të jashtme me vende të tjera, si Meksika dhe Gjermania, marrëveshja pa viza mund të ngrijë ose të thyhet, e cila do të dëmtojë fuqinë pasaportës për amerikanët.

    16. SHBA-ja- 155

    15. Japonia — 155 shtete

    14. Noregjia — 155 shtete

    13. Belgjika — 155 shtete

    12. Holanda – 155 shtete

    11. Italia — 155 shtete

    10. Danimarka — 155 shtete

    9. Singapori — 155 shtete

    8. Anglia— 156 shtete

    7. Korea e Jugut — 156 shtete

    6. Spainja — 156 shtete

    5. Zvicra — 156 shtete

    4. Franca — 156 shtete

    3. Finlanda — 156 shtete

    2. Sweden — 157 shtete

    1. Germania— 158 shtete


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark