Këshilltari i kryeparlamentarit Konjufca, Ilir Skender Kërçeli ka publikuar një video ku ka renditur dhjetëra premtime që kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka dhënë gjatë garës për të fituar udhëheqjen e kryqytetit.
Kjo video e publikuar nga ai fillon me projektin kyç siç e kishte quajtur Rama atë të ridefinimit të qendrës.
17 muaj pasi u bë kryetar i Prishtinës, ai nuk ka filluar të realizojë projekte të shumta si: Për një jetë me praktike, ndërlidhja e lagjes Dardania me lagjen Kalabria, projekti për lagjen Aktash dhe të tjera projekte.