Gentjana Ismajli apo siç njihet nga të gjithë Genta në fillim të vitit 2021 shënon 17 vite karrierë.
Ju besohet apo jo, Genta është në skenën e muzikës shqiptare që nga fillimi i vitit 2004.
Të gjithë e mbani mend Gentën e atëhershme, një vajzë e re vetëm 19 vjeçare, la Amerikën për të filluar karrierë muzikore në Kosovë.
Dy këngët e para të Gentës që akoma dëgjohen mjaft shumë ishin “Dridhem” dhe “Kthehu”.
Ndryshe nga siç ishim mësuar të shohim deri në atë kohë, Genta me dy këngët dhe videot e para bëri bujë të madhe në skenën e muzikës vendore. Të gjithë e njihnin këngët “Dridhem” dhe “Kthehu”, nuk ju deshën më shumë se një muaj dhe Genta u bë e preferuara e të gjithëve.
Stili i saj, pamja e jashtme, energjia, vallëzimi bënë që Genta të pranohej dhe pëlqehej shumë nga të gjithë.
Genta ishte e para në estradë që u paraqit me “vath” në kërthizë, detaj i vogël, por që për atëkohë, duke ia bashkangjitur edhe këtë detaj vallëzimit dhe mënyrës se veshjes, kjo e bënte Gentën diçka krejt tjetër nga estrada jonë.
Duke u befasuar edhe vetë Genta nga suksesi i paparashikuar që pati me dy këngët e saj të para, ajo more një vendim të madh në jetën e saj, vendosi që të kthehet përfundimisht në Kosovë dhe të fokusohet në karrierën e saj këtu.
Genta nuk priti gjatë, akoma pa pushuar nga dy hitet e para, vendosi që të realizoj albumin e saj të parë. Edhe albumi i saj erdhi në vitin 2004, albumit i parapriu me hitin e radhës “Pranoje”.
Edhe kënga Pranoje u dëgjua dhe u kthye në një hit të menjëhershëm, sikur se edhe në dy këngët e para edhe në këtë këngë Genta vjen ndryshe, me dukje të hatashme, me koreografi interesante dhe me levizejte e saj të veçanta që u bënë pikë dalluese e Genta Ismajlit.
Albumi i parë i Gentës që erdhi në vitin 2004 titullohet “Mos më shiko” dhe përmban në vete gjithsej 9 këngë, 3 nga këngët ishin realizuar me video klipe por të gjitha nga këngët u kthyen në hite.
Kënga “Unë të dua” dhe “S’mund ta them” edhe pse kurrë nuk u realizuan me video klip u bën hite të vërteta e akoma dëgjohen me të madhe.
Genta me albumin e saj të parë theu rekorde në shitje dhe dëgjueshmërie, këngët e saj pushtuan top-lista në TV e në Radio.
Genta nuk e la me aq, në fillim të vitit të dytë të karrierës së saj publikoj hitin e saj të ri “Ti Mendon”, me këtë këngë ajo u prezantua në programet e vitit të ri që atë kohë ishin më të shikuarat në natën e fundit të vitit.
Genta vjen me videon e katërt në karrierën e saj, përsëri Genta befason, kësaj here më video klipin e këngës “Luj me mu”.
Edhe në këtë video Genta shfaqet tejet sharanet dhe atraktive duke e shndërruar këngën në hit të padiskutueshëm.
Nuk vonoj shumë dhe Genta solli albumin e saj të dytë, album që pati sukses thuajse më shumë se sa albumi i parë.
Kënga që i parapriu këtij albumi ishte super hiti “Pse të dua ty” kënga u pëlqye shumë nga të gjithë duke thyer rekorde në top-lista të ndryshme të asaj kohe.
Edhe në këtë këngë Genta shfaqet krejt ndryshe, me një video të realizuar mjaft mirë dhe me gjëra që nuk i kishim parë deri në atë kohë në videot shqiptare, si vetura duke u djegur, apo vallëzimi tërheqës i Gentës në shi etj.
Edhe nga ky album dolën shumë hite, si “Për ty jam e vdekur”, “Unë jam fati yt”, “M’puq M’puq” e të tjera.
Akoma ishte në trend albumi i fundit i Gentës, kur ajo erdhi me një hit tjetër, madje me këtë hit ajo e rrëmbeu edhe çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike”, përveç çmimit të parë Genta mori edhe çmimin e internetit. Ishte hera e parë që Genta merrte pjesë në Këngën Magjike dhe ishte hera e parë që një artist nga Kosova e fiton çmimin kryesorë në këtë festival.
Gentës sikur nuk i mjaftuan këto suksese, po aq suksesshëm ajo vazhdoj edhe vitin 2006.
Genta në vitin e tretë të karrierës sjell albumin e tretë të saj, albumi i saj i tretë titullohet “Possesiv” dhe përmban gjithsej 10 këngë.
Edhe kësaj herë shumica e këngëve në album edhe pse pa video, u dëgjuan shumë. Albumit i parapriu kënga e vetme e realizuar me video klip “Possesiv”.
Kënga ndër të tjera e përfaqësoj Shqipërinë në një festival që u mbajt vetëm një herë, festivali i videos në Evropë.
Possesiv u zgjedh video më e mirë në Shqipëri, dhe në edicionin e parë dhe të vetëm të videos evropiane “Possesiv” u radhit e treta.
Kënga ishte një hitë i padiskutueshëm, por nuk ishte hiti i vetëm dhe më i madh i albumit, ishte kënga “E kam shpirtin Eksploziv” që u bë një hit po ashtu.
Edhe pse nuk pati video për këtë këngë, kjo këngë u bë kënga e parë shqip që arriti një milionë shikime në “YouTube”.
Edhe këngë të tjera si “Një Lutje”, “Hajde Bukuri”, “Me Hare” u bënë hite.
Kënga “Me Hare” mori çmimin e dytë në festivalin Polifest.
Vitin 2007 e filloj vitin me këngën “Nuk je për as një” që u prezantua në programet e fund vitit dhe vazhdoj me Getin duke e realizuar këngën e vitit “Krejt e din”.
Kënga ishte dedikim për Ramush Haradinaj, por jo shumë kush e mori vesh se për çfarë qëllimi ishte kënga. Kjo këngë u më e dëgjuara e sezonit, dëgjohej në kafene, klube nate e kudo.
Genta përveç që goditi me hitin “Krejt e din” ajo vazhdonte të korrte sukses me këngët e albumit që kishte publikuar një vit më parë.
Por Gentës nuk ju prit shumë, ajo sjelli edhe një album tjetër, kësaj here një përmbledhje të disa hitëve e të disa këngëve të reja që nuk ishin të përfshira në asnjë album më parë.
Albumi përmbledhës u titullua “Genta Hitet”, në këtë album u përfshin edhe disa këngë të pa publikuara më parë, si “Pa Pardon” në versionin shqip dhe e njëjta këngë “Love Child” që u realizua në versionin anglisht, gjë që konfirmoj që Genta synon që të gjej çelësin e depërtimit edhe jashtë vendit.
Kujtojmë që gjatë këtyre viteve të para të karrierës Genta dominonte me suksese me shitje të albumeve dhe me numër të koncerteve të realizuara, duke u bërë këngëtarja më e dashur e publikut.
2008 e nisi Genta suksesshëm, ishte hiti i saj “Sa ilaçe” që e prezantoj Genta në programe të vitit te ri dhe që vazhdoj të pëlqehet dhe të dëgjohet edhe gjatë verës.
“Sa i laçe” u kthye në një hit të vërtete e më pas u shoqërua edhe me një video klip interesant.
Këtë vit Genta sjelli edhe një album tjetër, Albumi titullohej “Zero Zero” dhe përfshinte gjithsej 8 këngë.
“Sa Ilaçe”, “Një herë në vit” dhe “E pamundur” ishin tri këngët e albumit që u shoqëruan me video klipe dhe që patën një suksese tejet të madh. “S’dua t’jem e tjetër kujt” ndonëse pa video klip u bë në një hit i madh në radiot vendore, e madje u ripërpunua edhe nga shumë artist të tjerë.
Muaj me vonë këngëtarja erdhi me një projekt më ndryshe, “Skllav ti kurrë s’do të jesh” .
Ishte një tjetër projekt i realizuar i Gentës i shoqëruar me një video klip, kënga nuk ishte e natyrës së saj. Ky projekt i sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës me qellim te sensibilizimit te opinionit ne luftën kundër drogës, prostitucionit dhe varfërisë.
Viti 2009 nuk ishte shumë produktiv për Gentën në krijimtari të reja, por kjo nuk i ndikoj në koncerte dhe ne angazhimin e saj në evente.
Madje në këtë vit këngëtarja kishte thyer dore por as kjo nuk e kishte ndalur që ti vazhdoj koncertet e shumta që i kishte siguruar.
Por as ky vit nuk i shkoj Gentës pa e sjell një këngë të re së bashku me video klip.
Genta shfaqet përsëri e guximshme si çdo here, sjell këngën “Si një panter i zi”, këngë krejt ndryshe nga këngët e Gentës atëherë, Genta në këtë video shfaqet tejet atraktive por edhe shumë provokative, duke veshur veshje kombëtare të kombinuara me zhveshje dhe me plis.
Pamja e Gentës në këtë video nuk mbeti pa u komentuar nga të gjithë.
2010 Gentën e gjen pa dashuri, lidhja e saj disa vjeçare me Milot Binakun mori fund, por Genta nuk vendosi që këtë gjë ta bëjë shumë të madhe për mediat, edhe pse nuk mbeti pa u komentuar me vite kjo lidhje.
Genta vendosi të vazhdoj jetën e saj me projektet e saj, me koncerte dhe këngë të reja.
Vitin e filloj me një këngë baladë që u prezantua në programet e vitit të ri, kënga titullohej “Bombarde” dhe shumë kush e mori si dedikim ndaj dashurisë së saj të humbur tash më.
Por kjo nuk ishte kënga e vetme që sjelli Genta këtë fillim vit, “Game Over” ishte një këngë tjetër që e prezantoj Genta, e edhe për këtë këngë thuhej se Genta kishte një prapavija, thuhej se kënga ishte dis për Dafina Zeqirin, pasi që flitej që kishte sherr mes dy këngëtareve.
Muaj më vonë Genta provokoj përsëri, kësaj here me këngën “Shkune Tune”, kjo këngë u bë një hit i menjëhershëm dhe u komentua aq shumë për veshjen provokative të këngëtares.
Në këtë video nuk u komentua veç Genta, por edhe motra e saj Mani Ismajli, që për herë të parë u shfaq para mediave.
Gjatë 2010 fokusi i Gentës nuk ishte vetëm në tregun shqiptar, ajo punoj në realizim e albumit të parë të saj në gjuhen angleze. Albumi titullohej “Panet Me”.
Ky album u realizua në bashkëpunim me producent amerikan, por nuk realizoj i suksesshme në Amerikë, e Genta nuk e mori mundin të realizoj as edhe një video klip për ta mbështetur këtë album.
Kështu që Genta vazhdoj me koncerte e me ngjarje brenda trevave shqiptare dhe vendeve ku ka shqiptarë.
Po këtë vite Genta e pati edhe një bashkëpunim me një këngëtar turk, Cüneyt Çakım kënga titullohej “Sexy”.
Po këtë vit video e këngës “Shkune Tune” merr çmimin si video më e mirë e vitit në Zhurma Show Awards.
Vlen të ceket fakti që Genta është e vetmja këngëtare shqiptare që ka prekur shumicën e vendeve me koncerte si Evrope, Azi, Amerikë e deri në Australi.
Genta e kishte ndarë mendjen nuk do të ndalej me realizime muzikore, si çdo vit paraprak ajo vazhdoj fuqishëm me realizime muzikore dhe me prezencë ne tregun shqiptar të muzikës.
Sukseset e Gentës nuk u ndalen asnjëherë e madje as guximi i saj për të eksperimentuar me projekte të ndryshme.
Edhe viti 2011 ishte vit me plot surpriza e performanca të veçanta për Gentën, që nga realizimi “Pini sonte” që u promovua në programet e vitit të ri e deri të “Pa Ty” që vjen me video klip dhe në zhanër krejt tjetër, për të mos e harruar edhe bashkëpunimin me Hekuran Krasniqin “Dridhet”.
Por këtë vit suksesin më të madh Genta e shënoj me albumin e saj të radhës me titullin “Guximi”. Ky album ne vete mban 17 projekte, disa remikse të hiteve të kaluara e disa këngë krejt të reja.
Por këngët që u veçuan më shumë ishin “Guximi” e cila erdhe me një stil krejt ndryshëm dhe u bë hit i pa diskutueshëm aso kohe, “Pse ike” një baladë që akoma dëgjohet, dhe “Pa ty” që po ashtu ishte shoqëruar me video klip.
2013-ta në e sjell Gentën me një super baladë me titullin “ E kam provuar”.
Genta vazhdoj të jetë aktive në vitet në vazhdim, madje krijoj këngë interesante si ajo “Ole Ole” në bashkëpunim me Dj Blond dhe Real One:
“Anuloje”:
“Hit zemër”:
“S’më sheh në sy”:
“Si ty nuk ka” që u bë një hit i madh dhe u përfol shumë për veshjen dhe kukjen e Gentes:
“Feel” në bashkëpunim me Adrijan Bujupin:
“Kishe Kishe”:
“Shkurt e Shqip” me Labinot Tahirin e shumë projekte të tjera pa ndalur.
Ishte 2015 kur Genta bëri një tjetër boom të madh, kësaj radhe me grupin Etno Engjujt, me hitit “Shake It” kënga numëron më shumë se 55 milionë shikime vetëm në Youtube.
2016-ta ishte një vit tjetër i suksesshëm për Gentën, nuk solli shumë projekte por ishte “Squat Baby” projekti që bëri namin atë vit. Teksti, veshja, dhe lëvizjet provokative bënë bujë të madhe. Kënga u dëgjua kudo dhe u pëlqye mjaft shumë dhe deri me tani numëron mbi 31 milionë shikime në Youtube.
Përgjatë këtyre viteve Genta kurrë nuk pushoj nga koncertet gjithandej ku ka shqiptarë.
“Dy dashni” ishte hiti i radhës i Gentës që u realizua në vitin 2017. Kënga u shoqërua me një video të realizuar në bregdetin e bukur shqiptar. Genta si çdo here dukej bukur dhe tërheqëse edhe në këtë projekt. Kënga u bë një hit i vërtete madhe edhe jashtë vendit, si në Turqi, Kazakistan e në shumë vende tjera të botës. Mijëra remikse, e huazime ju bënë kësaj këngë nga shumë DJ e artist të vendeve të tjera.
Falë kësaj këngë bregdeti shqiptar u shikua mbi 94 milionë here nga vende të ndryshëm të botës. Njëherit kjo është edhe kënga më e shikuar e Gentës në Youtube.
Pas këtij projekti shumë të suksesshëm pasuan “Zemra Thyhet” një baladë që u bë hit menjëherë, “Papi” dhe “Zjarr”.
Pas këngës “Zjarr” Genta vendosi të pushoj për më shumë se një vit, e gjatë kësaj kohe ndryshuan rrethanat edhe në jetën private të Gentës.
Genta e gjeti dashurinë e jetës, ajo bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin Usta.
Usta dhe Genta u bën qifti më i komentuar i estradës, dashuria e tyre u bë shembull dhe frymëzim për shumë qifte.
Në ndërkohë që “Dy Dashni” vazhdonte të korrte suksese përtej kufijve, Gentës i hapi rrugë për bashkëpunime të tjera ndërkombëtarë, disa prej tyre tashmë thuajse të realizuara por akoma të pa publikuara.
E hiti i fundit i Gentës vjen në vitin 2020 dhe mban titullin “Ca me bo”.
Ky projekt u shoqërua me video klip, dhe përkundër faktit që Genta pushoj aq gjatë, projekti u pritë mjaft mirë, duke arritur të kap 10 milionë shikime për një muaj.
Genta për momentin përveç që po shijon sukseset e karrierës së saj të gjatë dhe të bujshme, ajo po shijon edhe lidhjen e saj të dashurisë, e në ndërkohe është duke punuar në shumë bashkëpunime ndërkombëtarë, që ka vendosur ti mbaj surpriza për fansat e saj.
Vlen të theksohet se Genta shpesh here ka shprehur edhe dëshirën dhe talentin për katrim, madje ka qenë pjesë e disa skeçeve vendore ku ka befasuar me aktrimin e saj të mirë.
Genta ishte edhe pjesë e jurisë në “Gjeniu i vogël” në Shqipëri.
Përgjatë karrierës së saj të suksesshme Genta sjelli shumë hite shumë përformaca e shumë gjëra të mira për publikun shqiptar dhe siç duket këngëtarja nuk e ka ndërmend të ndalet.