×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    17 vite sagë nëpër gjyq e njerëz për pronën e tij, rrëfimi ekskluziv i Gërvallës

    Insajderi
    12 June 2022 - 20:23

    Ka 17 vjet që endet nëpër gjykatat e Kosovës, po kërkon të drejtën e tij. Pronat e para e tij. Biznesmeni kosovar nga Zvicra, Dukagjin Gërvalla është rrëfyer ekskluzivisht për InDoks për mashtrimin që iu bë nga kryeprokurori, Arben Kadriu e Mehdi Zymberi.

    Gërvalla kishte vendosur që të investonte në Kosovë kah fundit i vitit 2004, fillimi i vitit 2005. Investimi do të bëhej në rrethinën e Gjilanit, në Ramjan e Kllokot.

    Por gjithçka mori teposhtën kur rrugës sipas tij ra ‘pre’ e mashtruesve.

    Ai tregoi si nisi e gjithë historia.

    Jam taku me disa shokë në Zvicër, në Gjenevë, që më kanë bërë disa propozime për privatizimin ka qenë, në vitin 2005 më duket, edhe kemi rënë dakord që me investu dikun deri në 600 mijë euro kam investu për patundshmëri për toka dhe kam rënë dakord me ta, gjë që u realizua por nuk që nuk u realizu për mua deri sot”, u shpreh ai.

    “Unë kam ngecur me një fjalë në Komunën e Vitisë, në Ramjan e Kllokot kemi intervistuar si bashkë aksionar me investitorin konkret që kemi qenë katër fillimisht, për 315 hektarë tokë ku ka qenë diku çmimi ka 340 mijë euro më duket përafërsisht ndërsa në Kllokot kemi investu për 450 mijë përafërsisht euro, diku i kemi marr 23 hektarë tokë”, tha biznesmeni.

    Gërvalla tregon se kush ishin bashkëpunëtorët e tij e se si u përfshi atëkohë avokati tani kryeprokuror, Arben Kadriu.

    “Faktikisht fillimisht kemi qenë katër, Dukagjin Gërvalla, Mehdi Zymberi, Fahredin Muja dhe Sherafedin Kastrati. Por tokën kur e kanë fitu se ka qenë në ankand kush e fiton në Kllokot e ka fitu Mehdi Zymberi ndërsa tokën në Ramjan me akordimin e neve tjerëve megjithëse Mehdi Zymberi kishte marrë tokë shokë tha nuk kam mundësi unë me qit hala në emër tem, po ja jepi njëfarë zotëria që e ka emrin Arben Kadriu”.

    Ai ka paditur Mehdi Zymberin për pronën në Kllokot e Arben Kadriun për Ramjan.

    “Në 2005-ën, atë herë ai u hy në ankand dhe e ka marrë tokën për 340 mijë euro në emër të tij, unë kur i kam sulmu në gjykatë në Kllokot e kam sulmu Mehdi Zymberin me 23 hektarë tokë, i kam paditë . Arben Kadriu për 315 hektarë tokë që i ka pasur në emër të vet, ia kam kërku pjesën time përafërsisht diku 42%. Aq sa kam pagu, unë në Ramjan i kam pagu atëherë 150 mijë euro në Kllokot 150 mijë euro dmth me % 33 per qind Kllokot 42.42% në Ramjan”, deklaroi biznesmeni kosovar për InDoks.

    Dukagjin Gërvalla, në kohën kur iu prezantua Arben Kadriu do ta trajtonte veç si një i njohur i disa të njohurve të tij. Nuk do ta kuptonte atëherë që karriera e tij brenda sistemit të drejtësisë do ta sillte në pozitën e njeriut më të rëndësishëm të organit të akuzës për krejt regjionin e Gjilanit.

    Pa marrë parasysh fuqinë e ndikimin e njerëzve me të cilët do të përballej, ai nisi një proces gjyqësor.

    “Kemi filluar bashkërisht kemi pasur ideja, por sikur në Kosovë pastaj u prishën marrëdhëniet edhe erdhën deri tek vendimi që me u nda. Kur u ndamë, secili e kish projektin e vet”.

    “Fillimisht u tha ska problem, ndahemi në 2008-2009, ti e ke pjesën tënde ai të vetën edhe ato mbetën vetëm fjalë. Nuk u realizuan asnjëherë, u dashtë me u fut në procedurë, në gjykata dhe sot e asaj ditë nuk u rregullu, ndërsa projektet e mija, paralele kam këqyr unë me i bë vetëm, si e pashë që me ta kur ish në pyetje vetëm për punë të vogla nuk mujtum me gjetë ujdi e pamë që kanë mashtrime dhe nuk kanë seriozitet dhe kom vendos përmes gjykate unë i kam bë ato paditë e para që të ndahem”.

    Tash e 17 vite ai nuk ka mundur të investojë për tokat që i bleu me parat e tij.

    “Kam besu në gjykatë dhe për mua ajo punë u kanë normale, që po e kërkojë pjesën time, i kam pasur avokatët e mijë  për mua ka qenë shumë e thjeshtë por faktikisht dul shumë e komplikuar deri sot po e përsëriti nuk kemi mujt me rregullu asnjë gjë sa i përket Kllokotit e Ramijanit”, tha Gërvalla.

    Biznesmen Gërvalla për InDoks ka rrëfyer për planet që i kishte për të investuar në ato prona që thotë që pjesa më e madhe u blenë me paratë e tij. E kishte edhe një projekt me Legjendën e Futbollit, Fadil Vokrri, për një qendër rehabilitimi sportistësh për të përmbushur krejt nevojat e regjionit. Idenë po e diskutonin bashkë, pos me Vokrrin edhe me FIFA-në. Por gjithçka ka mbetur në mes për shkak mashtrimit që iu bë.

    Gërvalla rrëfimin e tij e vazhdon duke akuzuar direkt Arben Kadriun, tash Kryeprokuror i Gjilanit, për ndikim. Dyshon që edhe gjyqtarët po frikësohen nga ai që të i japin një epilog rastit të tij.

    “Arben Kadriu këtu ka pasur ndikim shumë të madh se mos me pa qenë ai, kurrë Mehdi Zymberi skish mujt 17 vjet me na ngre nëpër procedura”.

    “Gjykatësit e Policia edhe krejt janë tutë me më mbrojte, janë tutë prej situatës se ka qenë shumë e acarume edhe kjo funksionojë deri më sot, dhe kom vendos që 17 vjet e kom mshel gojën, nuk mundem më që jam lodh, jam ka lypi drejtësi edhe njerëzit që nuk janë në vend të duhur me i largu. Unë nuk kam kurrfarë force, unë kam drejt me i denoncu gjërat që ndodhi në Kosovë. Në rrugë me pa diçka thërras në  telefon, nuk mundem unë mos me fol e lë më këtu që është në pyetje parja jeme, puna jeme, 30 vjet me mu hëngër mu nëpër avokatë e gjykatë nuk është në rregull”, theksoi biznesmeni.

    Në këtë intervistë të gjatë për InDoks Gërvalla ka folur edhe për veprime jashtë gjyqit, për njerëz që i kanë dërguar, e për fjalë që ka dëgjuar rreth tij.

    “Po sigurisht krejt qojnë njerëz, e kom qu jemi mundu në çdo mënyrë, por nuk ka këtu ka mashtrim. Qëllimi i kësaj pune është me të tutë ose me të thanë nuk ka rrugë tjetër, unë jam këtu, unë vendosi qysh na tha edhe kryeprokurori atëherë, që këtu nuk ka vend për vepër penale vazhdoni me civilin dhe mos më merrni kohë, dhe nuk na la me shku me vazhdu padinë në polici. Dhe kush nuk ka guxu, ju kam thënë disa herë partnerëve të mijë qaq janë frikësu unë sot nuk e kuptojë pse janë frikësu, na kemi dhënë lekë, po e lypim tokën tonë prej kujt me u frikësu”, deklaroi ai.

    Biznesmeni Gërvalla përmend edhe një rast konkret si si bashkë me bashkëpunëtorët e tij vendosin ta padisin Arben Kadriun në Polici, e këta të fundit i thonë se njëherë duhet të shkojë në zyrën e kryeprokurorit, Jetish Malokut. I cili sipas tij u tha se nuk ka vend për padi penale ndaj Arben Kadriut.

    Për këto akuza të Gërvallës, InDoks e ka pyetur edhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, që drejtohet nga Jetish Maloku. Maloku ka qenë Kryeprokuror në Gjilan, pozitë në të cilën pas Malokut u zgjodh Arben Kadriu.

    Dukagjin Gërvalla në rrëfimin e tij ekskluziv për InDoks, e përmend edhe Jetish Malokun, gjë për të cilën e ka njoftuar InDoks para transmetimit, por i njëjti nuk ka komentuar.

    KPK-ja në përgjigjen për InDoks thotë se si institucion nuk ka pranuar asnjë shkresë apo dokument, i cili ka të bëjë konkretisht me rastin përkatës. “KPK-ja, si institucion, nuk ka mundësi të veprojë dhe të hetojë rastin, siç thoni ju, kur nuk ka në dispozicion asnjë të dhënë, për çka edhe nuk është kompetente në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi”, thuhet në përgjigjen e tyre për InDoks.

    Edhe pse i ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë duke pritur për të marrë në pronësi, tokën për të cilën thotë se veçse i ka paguar paratë. Edhe pse për vite të tëra zvarriten seancat gjyqësore e nuk i jepet rastit vendim final, Dukagjin Gërvalla megjithatë këmbëngul që do të vazhdojë me rrugën ligjore.

    Deri atëherë tokat e tij po vazhdojnë të mbesin shkret derisa gjykata si rëndom në Kosovë vazhdon të zvarris proceset e pronave deri në pafundësi.

    InDoks | E akuzon Kryeprokurorin – Rrëfimi ekskluziv i Dukagjin Gërvallës

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark