×
  • Lajme
  • Lajme

    17 vjet burgim për zyrtarin policor që vrau vëllain e tij

    Insajderi
    13 June 2024 - 13:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-zyrtari policor Millorad Shubariq, është dënuar me 17 vjet burgim i cili akuzohet se ka vrarë vëllain e tij.

    Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

    Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 7 maj 2022, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës, pas një mosmarrëveshjes mes tyre, rreth pronës së shtëpisë.

    Sipas aktakuzës, tani i ndjeri D.Sh, ishte duke punuar me kosë para shtëpisë së tij në oborrin e përbashkët me të pandehurin, ndërsa i akuzuari “MIQA”, ishte duke konsumuar birra, mes tyre ka filluar një fjalosje dhe kacafytje ku i pandehuri Millorad Shubariq, ka hyrë në dhomën e tij ku ka marrë armën e tij zyrtare të tipit “Glock”, pastaj ka shkuar te shtëpia e tani të ndjerit dhe me dashje ka shtënë me armë tetë herë në drejtim të tij dhe e ka qëlluar, ku si pasojë e plagëve tani i ndjeri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark