×
  • Lajme
  • Lajme

    Emrat e të dyshuarve tjerë në rastin e Sokol Bashotës

    Insajderi
    04 February 2016 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pjesë e grupit të dyshuar janë: Abaz Foniqi, menaxher i prokurimit në komunën e Klinës, Xhavit Dauti, shef i personelit, Kristinë Lazri, drejtoreshë e kulturës si dhe Zenel Bashota, vozitës dhe familjar i Sokol Bashotës.

    Prokuroia Speciale ka njoftuar se sot janë bastisur shtëpitë apo banesat e kryetarit të Komunës së Klinës, shoferit të tij dhe menaxherit të prokurimit të kësaj komune, te cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe veprën penale “Konflikti i interesit”.

    Njoftimi i prokurorisë tregoi se dyshimet ndaj kreut të Klinës lidhen me të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.

    Insajderi.com raportoi sot se raporti i auditimit për Klinën tregon se një festival dhe një klub futbolli, që drejtoheshin nga Sokol Bashota, kishin përfituar dhjetëra mijëra euro nga komuna. http://www.insajderi.com/hulumtime/1645-2/

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark