×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosovari i kthyer nga Siria ka frikë se nuk do të gjejë kurrë të dashur

    Insajderi
    04 February 2016 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazeta franceze Le Monde ka bërë një shkrim mbi përfshirjen e kosovarëve në ISIS duke ofruar për lexuesin ndërkombëtarë një pasqyrë të përgjithshme të gjendjes së Kosovës në raport me luftën në Siri.

    Aty tregon fakte mbi numrin e kosovarëve të përfshirë në luftën e shtetit islamik ISIS dhe veprimet që Kosova ka ndërmarrë për të ndaluar ikjen e kosovarëve në Siri, raporton Insajderi.

    Por hapësirë të rëndësishme i jep kosovarit nga Kaçaniku që tashmë është kthyer nga Siria dhe po mbahet në burg shtëpiak.

    “Nën arrest shtëpiak derisa të dalë para gjyqit gjatë vitit 2016, 28 vjeçari ndihet i trishtuar dhe me zemër të thyer. Disponimi i tij është aq i zi sa flamuri i xhihadistëve të cilëve dy vite më parë u ishte bashkangjitur në Aleppo”, shkruan Le Monde në tekstin me titullin “Tundimi i Islamit Radikal në Kosovë”, raporton Insajderi.

    kacanik

    Duke folur për gazetën franceze, kaçanikasi me iniciale A.B ka thënë se kur ishte nisur për Siri, kishte menduar se po bënte diçka të pastër dhe të drejtë.

    “Por brenda një nate ma vendosen etiketën si terrorist edhe unë nuk jam i tillë. Por tash nuk do të mund të kem jetë normale, as të gjejë ndonjë vajzë për të dashur… Nuk ka gra për terrorist”, citohet të ketë thënë A.B nga Kaçaniku, raporton Insajderi.

    Por sipas Le Monde problemet romantike të A.B mund të jenë asgjë krahasuar me problemet që ai mund të ketë nëse Gjykata e dënon dhe ai kalon një pjesë të jetës pas grilave.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark