18-vjeçari i Formula 1 bën historinë pasi fiton në Spanjë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    18-vjeçari i Formula 1 bën historinë pasi fiton në Spanjë

    Insajderi
    15 May 2016 - 18:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Holandezi Max Verstappen hyn në historinë e Formulës 1 si fituesi më i ri i një Çmimi të Madh dhe si holandezi i parë që e bën diçka të tillë.

    Piloti 18-vjeçar i Red Bullit triumfoi në garën e Spanjës, duke lënë pas ferraristët Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, në një garë ku dyshja Hamilton-Rosberg u vetëeliminua.

    Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg niseshin nga vendi i parë dhe i dytë në Çmimin e Madh të Spanjës, por që në xhiron e parë Hamiltoni mori përpara shokun e skuadrës, duke bërë që të dyja makinat Mercedes të mbyllnin garën që në kthesat e para.

    Rosberg e kishte parakaluar Hamiltonin në nisje dhe në kthesën e dytë anglezi kërkoi të rifitonte pozicionin, por doli në bar, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me gjermanin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark