Insajderi
Insporti

Barcelona s’e harron zanatin, ia jep pesë copa edhe Betisit

Insajderi
15 January 2025 - 23:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Barcelona s’e harron zanatin, ia jep pesë copa edhe Betisit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Barcelona ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi mposhti 5-1 Real Betisin.

Vetëm tre minuta nga starti i ndeshjes, Gavi kaloi skuadrën katalunase me një asistim të Dani Olmos.

Në minutën e 27-të, Jules Kounde shënoi për 2-0, ndërsa Lamine Yamal ishte në rolin e asistuesit.

Kounde mendoi se kishte shënuar edhe në minutën e 45+4-të, por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Fatin e njëjtë si të francezit e pati edhe Yamal, që në minutën e 55-të iu anulua goli për pozicion jashtë loje.

Tre minuta më vonë, Raphinha shënoi për 3-0, duke krijuar një komoditet tek bashkëlojtarët.

Në minutën e 67-të, Ferran Totter u asistua nga Dani Olmo, për të shënuar për 4-0.

Golin e pestë për Barcelonën e siguroi Yamal në minutën e 75-të, ndërsa asistues ishte Fermin Lopez.

Betisi fitoi një penallti në minutën e 84-të, ndërsa Barcelona u ndëshkua nga lojtari i tyre në huazim, Vitor Roque.

Katalunasit e mbyllën ndeshjen e fitoren 5-1, ndërsa pritet që shumë shpejtë të mësojnë edhe emrin e kundërshtarit. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark