×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “1,800 euro u harxhuan vetëm për vit të ri”, PDK në Gjilan denoncon shpenzimet e Hysenit me ekipin e tij

    Insajderi
    13 February 2024 - 18:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka denoncuar shpenzimet e Komunës së Gjilanit në krye me Alban Hysenin e VV’së.

    Në komunikatën për media, thuhet se 110 mijë euro u shpenzuan në luks gjatë vitit që shkoi. Madje, aty përmenden edhe shpenzime në vlerë perj 1.800 euro me tri fatura për natën e Vitit të Ri, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Sipas raportit zyrtar financiar për vitin e kaluar, qeverisja e VV-së bashkë me kryetarin e komunës kanë shpenzuar për luks 108,445.12 euro, kështu duke zhvatur dhe keqpërdorur buxhetin e komunës për shpenzime në dreka zyrtare në vlerë prej 53,287.50 euro, për akomodim në hotele 31,765.30 euro, për udhëtime jashtë vendit e bileta aeroplani 11,490.59 euro, për mëditje jashtë vendit 10,270.71 euro dhe shpenzime tjera 1,631.02 euro”, thuhet në komunikatën e PDK’së.

    “Vetëm për natën e vitit të ri kanë shpenzuar 1,830.00 euro me tri fatura brenda kësaj nate. Përveç tjerash kanë paguar fatura edhe të datës 31 nëntor, që sipas kalendarit të kësaj toke, nuk figuron fare kjo datë, sepse nëntori festave tona ka vetëm 30 ditë, por ka mundësi që VV-ja ja ka shtuar një ditë këtij muaji për ushqim dhe pije”, vijon komunikata.

    “Kryetari i komunës disa herë gjatë vitit të kaluar, ka paguar nga 3-6 herë fatura brenda ditës për dreka në hotele të ndryshme të Gjilanit. Ky është keqpërdorim dhe abuzim i rëndë me paranë e qytetarëve të komunës tone”.

    Në komunikatë tutje thuhet se me buxhet të komunës u paguan edhe aktivitetet politike të qendrës së VV’së në Gjilan. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark