×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    19 fshatra kërkojnë të bëhen komunë në vete, ministri Krasniqi: Kemi komuna të mjaftueshme

    Insajderi
    29 July 2022 - 15:57

    19 fshatra të Kosovës kanë aplikuar zyrtarisht që të bëhen komuna.

    Dokumentete aplikimit të tyre tashmë kanë arritur në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Por që një fshat të bëhet komunë duhet të plotësohen paraprakisht disa kushte.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në një intervistë për Gazetën Insajderi, tha se 19 fshatra e kanë vetëvlerësuar që duhet të jenë komuna.

    “Nga raporti që kam parë nuk kanë plotësuar kriter formal për diskutim. Unë mendoj që duhet të kemi shumë kujdes në idenë të funksionimit të komunës, në raport që kam pranuar janë diku 19 kërkesa për formim të komunave të reja. Janë fshatra të mëdha që vetëvlesojnë që duhet të jenë komuna”, tha ai.

    Pavarësisht aplikimit, sipas ministrit Krasniqi, ato ende nuk plotësojnë kriterët për t’u bërë komuna në vete.

    Të gjitha këto fshatra që kanë aplikuar të behën komunë në vete, sipas ministrit Krasniqi duhet të rikishojnë edhe njëhere kriteret.

    “Ligji Nr. 03/L-041 “Për kufijtë administrativ të komunave” parashikon në nenin 10. Mënyrat e Ndryshimit të Kufijve administrativ të Komunave dhe më konkretisht Ndryshimi i kufijve administrativ të komunës bëhet me: a) bashkimin e një apo më shumë komunave me një komunë ekzistuese; b) bashkimin e dy apo më shumë komunave për formimin e një komune të re; c) me ndarjen e një pjese të një komune (apo komunave) për t`iu bashkuar me një komunë tjetër; d) me ndarjen e një pjese të një komune apo komunave për formimin e një komune të re”, është shprehur Krasniqi.

    Zhegra, Orllani, Runiku, Zymi, Rugova, Hogoshti, Reçani, Gora, Rogaçica, Krusha e Madhe, Vitomirica, Komorani, Ponasheci, Kërpimehi, Janjeva, Pozhorani, Xërxa, Magura dhe Kieva janë fshatrat që po kërkojnë të bëhen komunë në vete.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark