×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shitje të armëve”- Prokuroria e Beogradit del me njoftim për Radojiçiqin, tregon për çka po hetohet

    Insajderi
    03 October 2023 - 17:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se ka marrë në pyetje kryekriminelin Milan Radojiçiq. Sipas njoftimit të kësaj Prokurorie, Radojiçiq është dërguar në mbajtje për veprat penale ‘prodhim, posedim, mbajtje dhe shitje e armëve pa leje’, si dhe vepra kundërvajtëse të rënda të sigurisë së përgjithshme.

    Siç raportojnë mediat serbe, Radojiçiq i ka mohuar veprat e lartcekura penale, përcjell Gazeta Insajderi.

    Pas seancës, prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes.

    Ministria e Brendshme e Serbisë bëri të ditur më herët se ia ka kontrolluar banesën dhe ambientet e tjera të Radoiçiqit dhe se atij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Më 29 shtator, kryeterroristi Radojiçiq, përmes një letre të lexuar nga avokati i tij, Goran Petronijeviq, mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë.

    Sipas urdhrit të hetimit, “Radojiçiq akuzohet se ka blerë armë, municion dhe mjete shpërthyese të fuqisë shkatërruese nga Tuzla e Bosnje Hercegovinës, nga janari i 2023-ës deri më 24 shtator, të cilat i janë dorëzuar në territorin e Qyteti i Beogradit, zakonisht në qarkullimin Bubanj Potok – Vërçin, të cilin më pas i transportonte dhe ruante në vende të pacaktuara në territorin e Kosovës, ku i fshehu në ndërtesa dhe pyje të braktisura, kështu si udëhehqës i një grupi. me disa persona të panjohur, aksioni i përbashkët dhe një aksion përgjithësisht i rrezikshëm më 24 shtator ka shkaktuar rrezik për jetën e njerëzve në qytetin e Banjskës në territorin e Kosovës”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark