×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    2.5 euro çmimi i metrit katror – A po paguan lirë AAK në Ulpianë për seli, siç po pretendon ministri?

    Insajderi
    06 November 2022 - 20:25

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosova është kërcënuar nga Ministri i Bujqësisë, Faton Peci me largim nga objekti i selisë, që ndodhet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Është në pikëpyetje nëse ministria do t’ia mundësojë vazhdimin e qëndrimit AAK-së edhe pas 2023, kur edhe pritet t’i skadojë afati i kontratës. Kjo sepse ministrit nuk po iu duket i volitshëm çmimi prej 2 euro për metër katror.

    “E ka një kontratë (AAK) të nënshkrume në 2018 deri me 2023, në 2023 shohim e bëjmë. Me 2 euro nuk ka me qendru për metrin katror në Ulpianë”, ka thënë Peci në një debat televiziv.

    Edhe në ditën kur denoncoi ndërtimet pa leje në Stankaj të Pejës e përmendi edhe objektin e AAK-së në Ulpianë, denoncimit ia bashkëngjit edhe fotografitë.

    Për këtë deklaratë, në InDoks kanë folur drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci e zëdhënësi i partisë, Lulëzim Blaka.

    Ndryshe nga ministri po mendon drejtori Geci, ai po thotë se çmimi prej 2.5 euro nuk mund të cilësohet i lirë.

    “Edhe AAK paguan me rregull. 2.50 euro gjysmë. A është lirë? Jo nuk është lirë. A e dinë pse nuk është lirë, për dy arsye, 1) për arsye se të gjitha këto prona të tjetërsimi bëhet kur Institutit Bujqësor i Kosovës nuk ka pasur qasje në të, nuk ka pasur mundësi me pasë qasje në të dhe nuk i ka lëshu me qira edhe qëllimi jonë ka qenë për me siguru. Mi legalizu realisht pronën, me vlerësu që është e IBK-se dhe me garantu që prona e Institutit dhe nuk është lirë për arsye se Ministria e Bujqësisë nuk ka investu fare në atë objekt”, ka thënë ai.

    Sipas drejtorit, Ministria ska bërë kurrfarë investimti që në njëfarë mënyre të përzihet tek çmimi.

    “Kurrë asnjëherë, prej kur e ka ngrit IBK me vet-financim, Ministria e Bujqësisë nuk ka investu aty. Se po, kur të investojshë, përveç investimeve që duhesh me i nxjerr ti duhesh me nxjerr edhe arsyeshmërinë e qarkullimit të investimit por edhe fitimi por ministria nuk ka investu aty. Dhe e 2) për neve mjafton për me u ruajt prona dhe me u konstatu se ne kemi probleme edhe në përfaqësime gjyqësore se a është institutit a jo. Kur e ki kontratën është evidente edhe është e vërtetum që është e IBK-së”, ka thënë Geci për InDoks.

    Dëshmi që janë të rregulltë me pagesat e qeras për InDoks ka ofruar edhe zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

    “Deklaratat e ministrit Peci i cili thotë se AAK nuk paguan më tepër se 2 euro për qira të objektit dhe se ka borxhe në pagesë të qeras nuk qëndrojnë për dy arsye, e para, është se ne pagesat i bëjmë 3 muaj përpara, e keni me pa rastin edhe me i pa faturat që janë të paguara deri në fund të tij viti  E dyta, AAK nuk e shfrytëzon objektin në tërësi, këtu janë 3 kate, ne e shfrytëzojmë pjesërisht katin e 1 edhe e shfrytëzojmë katin e 2, në katin e parë është edhe njësi banimi për të cilin ne nuk jemi të obliguar me pagu qira ndërsa kati i 3 I takon AKP, Agjencisë për Kadastër të cilin e shfrytëzojnë për dokumentacion, të cilin mund ti merrni pamjet tani”, tha Blaka.

    I pyetur se a i cilëson AAK si sulme politike deklaratat e Pecit, Blaka tha se ministri ka 1 vit që po merret me partinë e tyre.

    “Unë nuk e di se çfarë motivi mund ta këta ministri Peci me qenë kundër AAK-së, mirëpo ka 1 vit që ka filluar me këto deklarata ne i jemi kundërpërgjigje me letra e dokumente që normal edhe ai ka mujt me i verifiku prej zyrtarëve të ministrisë së tij, vërtetësinë e komplet kësaj që e thashë unë siç ka thënë edhe z.Haradinaj janë njerëz të retardum edhe nuk marrin vesh shqip, as nuk lexojnë kurgjo.  Deklaratat e fundit të ministrit nuk kanë qenë direkt për neve, kanë qenë për disa objekte që janë ngjitur me AAK-në por në pamje u shihke edhe AAK dhe u interpretu se gjoja ka problem me neve, mirëpo ne e kemi deri në prill kontratën 2023, mandej e zbatojmë ligjin nëse nuk na vazhdohet kontrata objekte ka boll”, ka thënë ai për InDoks.

    InDoks | Dosja Stankaj – Dokumentar ekskluziv për tjetërsimin e tokave të shtetit

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark