2 orë e 13 minuta në ambientet ka qëndruar në SPAK, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Në dalje nga prokuroria ai nuk dha asnjë shpjegim pse u thirr.
“S’kam asgjë për të thënë…”, tha duke u larguar ministri.
Nga burimet mësohet se ministri ka dhënë shpjegime për të dhënat që kanë dalë nga kompjuteri i Klodian Zotos në kërkim për aferën e inceneratorëve, për dyshime që kanë të bëjnë me periudhën kur ai ka drejtuar bashkinë e Korçës. (2007-2012)