Insajderi
Zgjedhjet 2026

Jeta Rafuna-Hasani: Prishtina frymëzon LDK-në për fitoren e madhe

Insajderi
16 January 2025 - 17:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Jeta Rafuna-Hasani: Prishtina frymëzon LDK-në për fitoren e madhe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga LDK, Jeta Rafuna-Hasani, ka thënë se Prishtina është zemra e LDK-së dhe se qytetarët e kryeqytetit po i frymëzojnë dhe po i japin mbështetje për një fitoren e madhe në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim në Facebook, Rafuna-Hasani ka njoftuar se në Degën e Tretë të LDK-së është shpalosur “Rruga e Re” e partisë, me Kryeministrin në ardhje, Dr. Lumir Abdixhiku, në krye.

Ajo ka përmendur se, megjithë sfidat që kanë përpara, LDK-ja është e vendosur për të arritur fitoren.

“Prishtina është zemra e LDK-së. Në çdo takim qytetarët e kryeqytetit po na frymëzojnë dhe po na japin mbështetje e energji për fitoren e madhe”, ka shkruar Rafuna-Hasani.

Ajo ka shprehur besimin se LDK-ja do të arrijë suksesin duke theksuar se, së bashku, do të arrijnë fitoren e dëshiruar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark