×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    2 orë në ambientet e SPAK-ut, Ministri Peleshi u pyet për lidhjen e tij me Klodian Zoton e inceneratorëve

    Insajderi
    05 March 2024 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    2 orë e 13 minuta në ambientet ka qëndruar në SPAK, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
    Në dalje nga prokuroria ai nuk dha asnjë shpjegim pse u thirr.

    “S’kam asgjë për të thënë…”, tha duke u larguar ministri.

    Nga burimet mësohet se ministri ka dhënë shpjegime për të dhënat që kanë dalë nga kompjuteri i Klodian Zotos në kërkim për aferën e inceneratorëve, për dyshime që kanë të bëjnë me periudhën kur ai ka drejtuar bashkinë e Korçës. (2007-2012)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark