Më 20 dhjetor do të arrijnë 20 autobusët e parë në kryeqytet, ndërsa 31 tjerët në janar të vitit të ardhshëm.
Këtë njoftim e dha i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, derisa prezantoi projektin kapital ” Ndërtimi i stacionit qëndror të autobusëve në kryeqytet’ para afaristëve e ndërtuesve të ndryshëm, në konferencën e investimeve.
Marrëveshja për furnizim me autobusë u pat nënshkruar në muajin shtator në mes ndërmarrjes “Trafiku Urban” dhe kompanisë çeke “Iveco”, si fituese e tenderit për furnizimin me autobusë urbanë në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Ky projekt u mbështet me një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.