Insajderi
Lajme

Refuzoi ta zbatonte vendimin e gjyqit, konfirmohet aktakuza kundër drejtoreshës së Bulliqit

Insajderi
18 January 2025 - 19:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Refuzoi ta zbatonte vendimin e gjyqit, konfirmohet aktakuza kundër drejtoreshës së Bulliqit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ka ringritur aktakuzën ndaj Drejtoreshës së Shpejtim Bulliqit, Saranda Stublla-Ukës me arsyen se në “vazhdimësi me dashje nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Komunale në Podujevë”.

Gazeta Insajderi kishte raportuar në shkurt të 2024’tës, për aktakuzën ndaj drejtoreshës Saranda Stublla Uka.

Drejtoreshës për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër, në Komunën e Podujevës, Saranda Stublla-Uka me datë 3 janar 2024 i është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës Saranda Stublla Uka në “vazhdimësi me dashje nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Komunale në Podujevë”.

Pas kësaj, e njëjta kishte bërë ankesë, lidhur me këtë aktakuzë.

Mirëpo, sipas dokumentit të siguruar nga Insajderi, Gjykata e Apelit, ia ka refuzuar ankesën, duke e cilësuar si të pabazuar.

Që do të thotë se aktakuza ndaj drejtoreshes për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër, në Komunën e Podujevës, Saranda Stublla, mbetet në fuqi.

Ndërsa ankesa e Saranda Stublla, ka rënë.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e të pandehurës Saranda Stublla Uka, ndërsa aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Dega Podujevë, P.nr.603/23 i datës 28.03.2024″, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta Insajderi.

Në raportimin e Insajderit, gjatë vitit 2024, rastin e kishte konfirmuar edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj se drejtoreshës në fjalë i është ngritur aktakuzë për veprën penale “Mosekzekutim i vendimeve gjyqësore”.

Tutje ajo theksoi se aktakuza është dërguar për trajtim të mëtejmë në gjykatën kompetente.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër S.S.-U., për veprën penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”, nga neni 394 të KPRK-së. Prokurori i Shtetit aktakuzën e ka deleguar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, thuhej në përgjigjen e Prokurorisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark