20 ditë paraburgim për shtetasin malazez që dyshohet për keqpërdorim të besimit e mashtrim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    20 ditë paraburgim për shtetasin malazez që dyshohet për keqpërdorim të besimit e mashtrim

    Insajderi
    20 October 2021 - 18:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 20 ditësh ndaj shtetasit malazez I.K., nën dyshimin se ka kryer veprat penale “keqpërdorim i besimit” dhe “mashtrimi”.

    Kjo masë është caktuar sipas kërkesës së bërë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, pasi që sipas saj, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.K. ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.

    Në arsyetimin e këtij vendimi, thuhet se ekziston rreziku i ikjes së të dyshuarit, sepse i njëjti nuk është banor i Kosovës por shtetas dhe banor i Malit të Zi. Prandaj sipas gjykatës, po ashtu ekziston rreziku që i njëjti të mos i përgjigjet thirrjes se organeve të drejtësisë.

    Tutje, në vendim thuhet se rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, fakti se i njëjti është shofer dhe transportues i mallrave, ekziston mundësia që i njëjti të përsërisë vepra të tilla apo të ngjashme penale.

    Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit I.K., nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorimi i besimit” nga neni 330, paragrafi 1 dhe “mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Një kërkesë të tillë prokuroria e ka bërë me arsyetimin se ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari mund t’i ikë ndjekjes penale, të ndikojë tek dëshmitaret dhe të dëmtuarit, të përsërisë veprën penale dhe se pesha e veprës penale është e rëndë, raporton Betimiperdrejtesi.

    Sipas prokurorisë, i dyshuari I.K. më 11 shkurt 2020, rreth orës 12:00, pasi që ka arritur në terminalin doganor në Merdar, me dashje ka keqpërdorur autorizimet e tij me qëllim që vetës apo personit tjetër t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme. Ai dyshohet se ka shkuar në Gjermani, është ngarkuar me mall të teknikës së bardhë të cilat ka pasur për obligim që t’i dërgoj tek porositësi i mallit në Prishtinë, megjithatë i njëjti nuk e ka dorëzuar tek i dëmtuari, por sipas prokurorisë e thirr personin e trete I.M., dhe të njëjtit ia shet mallin e lartcekur kinse është i tij, të cilit i është shkaktuar dëm pasuror në vlerë prej 8 mijë e 500 euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark