Kreshnik Husaj i njohur si Kika, ditë më parë ka publikuar disa foto nga bisedat e tij me Lulzim Jasharin, Berat Xhelilin dhe Valon Malokun.
Në njërën nga fotot shihet se si Luli i kërkon 20 euro për taksi gjë për të cilën e ka ofenduar pastaj duke i thënë se fama e tij vlen 20 euro.
Ndër të tjera, Luli njihej që nga viti 2018 me Kikën dhe që së bashku kanë qenë në një agjenci mode në të cilën gjatë gjithë kohës ai i ka kërkuar çmimin e parë.
Megjithatë, Luli po thotë se e gjithë kjo është montazh.
Luli thotë se një gjë e tillë s’ka ndodhë derisa thotë se mesazhet janë montim dhe kanë synim prishjen e imazhit të tij.