Insajderi
Sport

20 milionë euro nga Premier League për Kristjan Asllanin, Interi merr vendimin për të ardhmen e yllit shqiptar

Insajderi
06 January 2025 - 21:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
20 milionë euro nga Premier League për Kristjan Asllanin, Interi merr vendimin për të ardhmen e yllit shqiptar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kristjan Asllani është një nga emrat e përfolur këtë merkato dimri, me mesfushorin shqiptar që nuk ka arritur të ketë shumë minuta në këmbë me Interin, teksa në shumicën e sfidave aktivizohet si zëvendësues.

Gjithsesi kjo gjë duket se nuk ka shumë rëndësi për trajnerin Inzaghi, i cili vazhdon ta shohë mesfushorin e Kombëtares shqiptare si një futbollist kyç në skemën e tij.

Këtë gjë, Interi e tregoi me ofertën e fundit që erdhi pikërisht nga Premier League për Asllanin.

FcInterNews.it raporton se oferta shkonte nga 18 deri në 20 milionë euro, teksa emri i klubit nuk bëhet me dije. Por milionat nuk e kanë tunduar klubin zikaltër, me portalin që raporton se Interi e ka refuzuar këtë ofertë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark