×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    20 vjet burg për pedo-pornografi

    Insajderi
    08 February 2017 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas amerikan, themelues dhe menaxhues i një prej rrjeteve më të mëdha të pedo-pornografisë në atë që njihet si “DarkWeb” u dënua me 20 vite burg nga gjykatat amerikane.

    David Lynn Browning ishte në qendër të faqes së internetit të quajtur Playpen.  Roli i tij në faqe ishte moderimi i temave të diskutimit dhe menaxhimin e anëtarësimeve.

    Në momentin që kontrollin e saj e mori FBI, në 2015, faqja numëronte 150 mijë anëtarë. Agjentët federalë vazhduan operimin e saj për dy muaj pasi morën kontrollin nga ku zbuluan themeluesit, menaxhuesit dhe anëtarët e përfshirë në pedo-pornografi.

    Departamenti i Drejtësisë beson se faqja ka funksionuar për vite me radhë duke shfrytëzuar anonimatin që u sigurohej nga shfletuesi (browser) “The Onion Router”, i njohur shkurt si “TOR Browser”.

    David Lynn Browning, veç dënimit me 20 vite burg do të mbahet edhe në vëzhgim përgjatë gjithë jetës së tij pas kryerjes së dënimit. /tch

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark