Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).
Pjesëtaret e saj për herë të parë janë paraqit publikisht në fund të janarit të vitit 2000 në fshatin Dobrosin (komuna e Bujanocit) gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi.
Konfrontimi i armatosur dhe incidentet janë intensifikuar posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit me 27 nëntor 2000.
Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrollen policore, me ç’rast vdiqën tre policë e pesë policë janë plagosur. Gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, janë vrarë, plagosur ose rrëmbyer më tepër se 100 njerëz, shqiptarë, serbë, dhe përfaqësues të ushtrisë dhe policisë.
Në fillim të vitit 2001 Qeveria e Republikës së Serbisë dhe Qeveria Federative formuan trupin Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegje.
Në përpjekje që të zgjidhet kriza në mënyrë politike, në fillim të vitit 2001 përfaqësues të pushtetit dhe komunitetit shqiptar filluan negociatat, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të paktit Veriatlantik (NATO), Kombeve të Bashkuara (KB) dhe Organizatës Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE). Rezultatet e këtyre negociatave kanë qenë hyrja graduale e Ushtrisë Jugosllave në Zona Tokësore të Sigurisë, në të njëjtën kohë dhe demilitarizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-së.
Zona Tokësore të Sigurisë me marrëveshje të mëvonshme është anuluar në mënyre formale. Kuvendi Federativ në vitin 2002 nxjerri Ligjin për amnisti për të gjithë pjesëtarët të UÇPMB-së.