×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    200 fëmijë shqiptarë të zhdukur në Britani, zyrtarja ngre alarmin: Po rrëmbehen nga bandat

    Insajderi
    05 February 2023 - 18:54

    Rreth 200 fëmijë, pjesa më e madhe shqiptarë, janë zhdukur nga hotelet ku po strehoheshin në Britani të Madhe. Nisur nga shifrat shqetësuese kryetarja e këshillit bashkiak të Brighton thotë se qeveria britanike duhet të bëjë më shumë për t’i dhënë fund përdorimit të hoteleve për azilkërkuesit fëmijë.

    Sipas saj fëmijët nuk duhet të transferoheshin në hotele sepse aty nuk e merrnin përkujdesjen për të cilën kanë nevojë.

    “Mjerisht ka autoritete lokale, duke përfshirë disa në juglindje, të cilët nuk i marrin në kujdes fëmijët azilkërkues dhe kjo është ajo që do të thotë se ka një numër të madh fëmijësh ende në hotele“- u shpreh kryetarja, Hannah Allbrooke. Gjithashtu ajo ka ngritur dyshime se fëmijët mund të jenë rrëmbyer nga bandat.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark