×
  • Lajme
  • Lajme

    “22 herë kam aplikuar”, mësuesja me përvojë punë 5 vite ankohet për diskriminim nga Komuna e Deçanit

    Insajderi
    25 May 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Venera Shatri, mësuese në profesion ka dal me një letër të hapur për Komunën e Deçanit, ku është ankuar për diskriminim në konkurse.

    Shatri në një postim në “Facebook” ka treguar se ka përvojë punë 5 vite në një shkollë të një komunë tjetër, por që pas martesës është banuese e Komunës së Deçanit.

    Ajo tregoi se ka aplikuar për 22 herë në konkurse në këtë komunë por pa sukses.

    Unë jam një mësuese e diplomuar, me përvojë pune prej 5 vitesh në një shkollë në një komunë tjetër të Kosovës. Pavarësisht përgatitjes sime akademike dhe përvojës profesionale, për 5 vite rresht jam refuzuar sistematikisht nga shkollat në komunën ku banoj që nga martesa ime ( Komuna e Deçanit). Çdo vit, për 22 herë radhazi, kam aplikuar për pozita mësimore në shkollat e kësaj komune, por pa sukses“, tha ajo,

    Shatri u ankua për mungesë të transparencës dhe drejtësisë duke hedhur dyshime për punësime politike në konkurse.

    Është e pakuptueshme për mua dhe për shumë të tjerë se si kandidatët me vetëm një diplomë bachelor pranohen, ndërsa unë, që kam përfunduar bachelorin, masterin dhe tani jam e regjistruar në doktoraturë, nuk marr asnjë shans. Ky proces i vlerësimit të kandidaturave ka treguar qartë mungesë të transparencës dhe drejtësisë. A ka ndonjë arsye të fshehur pas këtyre vendimeve? Pse të tjerët me kualifikime më të ulëta përzgjidhen para një kandidature që është dukshëm më e kualifikuar? A është kjo një çështje e lidhjeve personale apo politike ? Kjo mungesë e transparencës dhe drejtësisë po ndikon jo vetëm tek unë personalisht, por edhe tek cilësia e edukimit që ofrohet në shkollat e komunës sonë. Apeloj që komisioni vlerësues dhe autoritetet komunale të bëjnë një rishikim të plotë dhe të paanshëm të procesit të përzgjedhjes së mësimdhënësve. Fëmijët tanë meritojnë mësuesit më të mirë dhe më të kualifikuar, dhe një sistem i tillë diskriminues nuk i shërben këtij qëllimi“, theksoi ajo./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark