22 mijë euro të shpenzuara- Hana i anashkalon 46 juristë përbrenda Telekomit, e kërkon "superstarin" ta mbrojë ndërmarrjen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    22 mijë euro të shpenzuara- Hana i anashkalon 46 juristë përbrenda Telekomit, e kërkon “superstarin” ta mbrojë ndërmarrjen

    Insajderi
    09 August 2024 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afro 22 mijë euro Telekomi i Kosovës do ti shpenzoj për “Përfaqësime Juridike dhe Konsulencë Juridike”, edhe pse brenda ndërmarrjes ka 46 jurist ku 7 prej tyre kanë edhe provimin e Jurisprudencës. Insajderi ekskluzivisht ka siguruar listën e juristeve brenda Telekomit të Kosovës.

    Gazeta Insajderi

    Telekomi i Kosovës me 10 korrik të këtij viti ka hapur tender për “Përfaqësime Juridike dhe Konsulencë Juridike. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 21 mijë e 600 euro.

    Në njoftimin për kontratë thuhet se kjo kërkesë ka të bëjë me “sigurimin e shërbimeve juridike, dhënien e këshillave juridike në mënyrë profesionale, përgatitjen e lëndëve gjyqësore, përfaqësimin e tyre pranë të gjitha gjykatave të rregullta dhe arbitrazhit vendor, përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të gjitha parashtresave dhe dokumenteve të nevojshme në procedurat gjyqësore pranë të gjitha gjykatave te rregullta të Republikës së Kosovës dhe Arbitrazhit vendor e te cilat shërbime do të ofrohen në tërësi sipas nevojave dhe kërkesave të Telekomit të Kosovës Sh.A.“.

    Edhe pse janë 46 punonjës jurist brenda ndërmarrjes, Telekomi kërkon “superstarin” që ta mbrojë ndërmarrjen.

    Sipas raportit të fundit të Zyrës Kombëtare të Auditimit të gjitha pozitat e shpallura dhe ku janë rekrutuar punonjësit janë realizuar pa respektuar ligjin dhe se TK ka marrë dënime vetëm për vitin 2023, 46 mije euro të evidentuara nga ZKA, e që të tjerat priten të evidentohen nga ZKA edhe për vitin 2024.

    Muaj më parë Telekomi i Kosovës shpalli tender të njëjtë ku e angazhoj punëtorin e pensionuar Lulzim Sokolin me vlerë prej 17 mije euro, por tani Telekomi në krye me Burbuqe Hënën për shkak të shkeljeve të evidentuara edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit për vitin 2023, nuk mund ti “bëjë ballë” procedurave gjyqësore as me ekspertin Sokoli, drejtoren e zgjedhur nga Hana, Leonora Sylaj, menaxherin ligjor i cili u punësua në Telekom nga jashtë Durim Ahmetaj, sipas konkursit  të shpallur në nëntor të viti 2023, dhe tani kërkojnë një “superstar” për ti mbrojtur në procedura gjyqësore.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark