Kandidati i PDK-së me numër 22, Besim Hasani, ka qëndruar në Malësinë e Gollakut, ku ka prezantuar prioritetet dhe investimet që synon t’i shtyjë përpara nëse zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës.
Hasani ka theksuar se Malësia e Gollakut ka nevojë për investime urgjente, veçanërisht në infrastrukturën rrugore, sistemin e furnizimit me ujë dhe kanalizim, si dhe në rrjetin elektrik. Sipas tij, vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet zëvendësimit të shtyllave elektrike të amortizuara, të cilat datojnë që nga vitet ’70.
Ai ka premtuar se këto projekte do të jenë pjesë e agjendës qeverisëse dhe se pritet të realizohen nga qeveria e ardhshme e udhëhequr nga kryeministri Bedri Hamza.