Nga 16 tetori i vitit 2004 ndryshoi historia e futbollit përgjithmonë.
Kjo për shkak se Lionel Messi, kishte bërë debutimin e tij zyrtar me fanellën e Barcelonës, 22 vjet më parë në derbin ndaj Espanyolit.
Rreth kësaj, Barcelona postoi në faqen e saj videon nga paraqitja e tij e parë, duke shkruar “pjesa tjetër është histori”.
On this day, 22 years ago, Leo Messi made his official Barça debut. The rest is history 🐐 https://t.co/GUGjkXEdos
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 16, 2026
Dhe ashtu ishte, pasi që Messi, u shndërrua në një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave me fanellën “Blaugrana”, ku kishte shënuar 672 gola dhe 303 asiste në 778 paraqitje.
Ai po ashtu ka fituar gjithçka që është për t’u fituar, përfshirë dy “Tripleta” në vitet 2009 dhe 2015.