23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

    Insajderi
    20 January 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

    Doktoresha Agreta Gashi në një deklaratë për medie bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

    “Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo.

    Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani.

    Rënia e kulmit ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark