Insajderi
Lajme

“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra-Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar

Insajderi
04 October 2025 - 22:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Ku invalidë, çfarë invalidi bre” Hyseni ndaj deklaratës së Bulliqit: Mu plagos babai, nëna, vëllai e motra-Të nesërmen ma vranë vëllain 22 vjeçar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i LDK’së për kyetar të Podujevës, Ekrem Hyseni ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të tanishëm të kësaj komune dhe kandidatit të VV’së, Shpejtim Bulliqi, pasi ky i fundit e vuri në dyshim se vëllai i Hysenit është invalid lufte.

Hyseni tregoi në Pressing se me datën 18 prill 1999 i është plagos babai, nëna, vëllai Agroni dhe motra, ndërsa tregon se nga plagosja kanë pasur fraktura të mëdha dhe kocka të thyera.

Madje ai tha se të nesërmen e po atij viti, i është vrarë vëllai 22-vjeçar.

“Moment më të rëndë në familje se datën 18 dhe 19 prill të vitit 1999 nuk kemi pas. Aty është plagos baba, nana, vëllau Agroni dhe motra. Problem ka qenë me i nxjerr prej ku janë plagos ka pas fraktura të hapura e kocka të thyera. Të nesërmen me datën 19 është vra vëllai 22-vjeçar, të njëjtën ditë janë vra edhe dy vëllezërit e nanës, dhe një djali i tij 19 vjeç. Kjo e bën një prej periudha më të vështira për familjen tonë, dhe pikërisht kjo nuk ka qenë kurrë pjesë e diskutimeve nëpër tavolinë, e televizione. Shoqëria jonë, dhe njerëzit në Llap, kurrë s’ka qenë kjo temë, kemi dasht me majt ashtu sic ka qenë”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark