×
  • Lajme
  • Lajme

    Deda: Nëse opozita prishet do ta humbte kredibilitetin si Qeveria

    Insajderi
    07 February 2016 - 22:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për deputetin Ilir Deda, shkuarja e Ramush Haradinajt në takimin e nesërm në Presidencë, nuk është se do të sjellë ndonjë gjë të re apo do të bëjë ndonjë kthesë drastike por mund të jetë një nismë e një procesi të ri që me shumë gjasë janë zgjedhjet e parakohshme.

    Por i pyetur nga Insajderi nëse shkuarja e Haradinajt do të filloj të ftohë marrëdhëniet mes AAK-së dhe VV-së e NISMA-s, Deda ka thënë e kjo do të ishte katastrofave për opozitën dhe vendin.

    “Nëse opozita e bashkuar ndahet për shkak të këtij takimi, atëherë opozita do ta humbiste kredibilitetin ashtu sikurse Qeveria që e ka humbur moti kredibilitetin e saj”, ka thënë Deda, për Insajderin.

    Deputeti i Vetëvendosjes që ishte distancuar nga veprimet e partisë së tij dhe opozitës, bllokut të cilit i përket, thotë se Haradinaj mund ta shfrytëzoj takimin me presidenten Jahjaga dhe liderët e koalicionit qeverisës që ta nxjerrë opozitën fituese, duke e quar vendin në zgjedhje të parakohshme.

    Sipas tij zgjedhjet e parakohshme kanë mbetur opsioni i fundit dhe prania e ambasadorit të SHBA-së, Greg Delaëiec dhe përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, tregon se megjithatë presioni ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje është rritur shumë.

     

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark