×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vazhdon rritja e tensioneve mes Koresë Veriore dhe Jugore

    Insajderi
    08 February 2016 - 08:39

    Tensionet kanë vazhduar të rriten pasi që gjatë natës këto dy vende e kanë provokuar njëra tjetrën.

    Marina e Koresë Jugore i ka lëshuar goditje paralajmëruese anijes patrolluese së Koresë Veriore, gjë qe ka rritur tensionet e krijuara pas lëshimit të raketës me rreze të gjatë të Pyongyan-ut gjatë vikendit, raporton The Guardian.

    Ministri i mbrojtjes në Seoul ka thënë se një anije e Koresë Veriore ka kaluar kufirin detar dhe më pas ka lëshuar pesë goditje paralajmërimi nga artileria detare.

    Ndërkaq, tensionet kishin filluar të rriten me rastin e lëshimit të një rakete me rreze të gjatë nga Korea Veriore, gjë që ka marrë kritika nga shumë shtete të botës, raporton Insajderi.

    Të tilla tensione mes këtyre dy vendeve ndodhin shpesh, ndërsa ato më të rrezikshmet kishin ndodhur në vitet 1999, 2002 dhe 2009.

    Incidentet si ai i ditës së hënë shihen si normale atje dhe rrallëherë eskalojnë në diçka më serioze.

    Sidoqoftë, Korea Jugore ka marrë vendim për gjendje të jashtëzakonshme në vend pas lëshimit të raketës me rreze të gjatë nga Korea Veriore ditën e djeshme./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark