Insajderi
Lajme

24 lidhje të paautorizuara të ujit zbulohen brenda një jave

Insajderi
21 August 2026 - 16:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
24 lidhje të paautorizuara të ujit zbulohen brenda një jave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” kanë zbuluar gjithsej 24 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë kësaj jave.

Sipas kompanisë, numri më i madh i rasteve është evidentuar në Prizren, me 21 lidhje, ndërsa 2 raste janë zbuluar në Suharekë dhe 1 në Malishevë.

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka bërë të ditur se kontrollet në terren do të vazhdojnë, ndërsa ndaj rasteve të lidhjeve të paautorizuara do të ndërmerren masat përkatëse.

Nga kompania kanë theksuar se këto veprime synojnë mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe sigurimin e furnizimit të rregullt me ujë për të gjithë konsumatorët.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark