Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për 24 persona për rastin e arratisjes së Sami Lushtakut nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në maj të vitit 2014.
“PSRK-ja ngritë aktakuzë për një rast ku përfshihen veprat keqpërdorim i pozitës apo autorizimeve zyrtare, ikja e personave të privuar nga liria, mundësimi i ikjes së personave të privuar nga liria, lirimi i paligjshëm i personave të privuar nga liria, pengimi i dëshmive apo i procedurave zyrtare, kërcënimi gjatë procedurave penale, dhe pjesëmarrja në grup të organizuar kriminal apo organizimi i grupit të organizuar kriminal”, thuhet në njoftim.
Akuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit nga prokuroria 24 të pandehur akuzohen për një numër veprash që kanë të bëjnë me trajtimin e të burgosurve nga ana e Shërbimit Korrektues të Kosovës. Gjithashtu ikjen e të burgosurve nga Spitali , kujdesin mjekësor që iu është dhënë disa të burgosurve, dhe kërcënimin e dëshmitarëve gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’.
“Pas zhvillimit të hetimeve të gjata dhe të ndërlikuara, 11 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një mjek tani përballen me akuzën e keqpërdorimit të pozitës apo autorizimit zyrtar dhe akuzën e lirimit të paligjshëm të personave të privuar nga liria. Ikja e të burgosurve dhe keqpërdorimi i kujdesit mjekësor që iu është ofruar disa të burgosurve po ashtu janë të përfshira në këtë aktakuzë të ngritur”, thuhet në komunikatë.
Në fillim të muajit tetor Prokuroria Shtetërore e pati njoftuar Ministrinë e Drejtësisë për nisjen e hetimeve ndaj dhjetë personave për rastin e arratisjes së Sami Lushtakut. Kjo e fundit përmes një komunikate për media kishte thënë se është ngritur aktakuzë ndaj tyre prandaj edhe i pati suspenduar zyrtarët që të zhvillohej procedurë penale e pavarur.
Ndërsa një ditë më vonë kërkoi falje për dezinformim të publikut.
Sami Lushtaku ishte dënuar nga shkalla e parë me 12 vjet burg për krime lufte, pasi ishte gjykuar akuzuar për vrasjen e një civili shqiptar identiteti i të cilit nuk dihet, sikurse nuk dihet as vendi i saktë ku është vrarë e as koha. Mirëpo Gjykata e Apelit para dy ditësh ka dal me vendimin për
Shërbimi Korrektues i Kosovës administron Burgun e Dubravës, Qendrën Korrektuese në Lipjan, si dhe qendrat e paraburgimit në Prizren, Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë. /Insajderi.com