Insajderi
Lajme

Beqa për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë: Detyra jonë është të mos e harrojmë kurrë këtë krim kundër njerëzimit

Insajderi
15 January 2025 - 20:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Beqa për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë: Detyra jonë është të mos e harrojmë kurrë këtë krim kundër njerëzimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se bashkë me Rininë Demokratike kanë ndezur qirinjtë para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë për Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë.

Beqa ka thënë se kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijërave jetëve të pafajshme nga agresori serb.

“Sonte, së bashku me Rininë Demokratike, bëmë ndezjen e qirinjve para lapidarit “Shokët e Lirisë” në Gjakovë, për të përkujtuar Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Kosovë. Kjo ditë na rikujton dhimbjen dhe sakrificën e mijëra jetëve të pafajshme, si dhe detyrën tonë për të mos harruar kurrë këtë krim të rëndë kundër njerëzimit. Përkujtimi i këtij gjenocidi është një thirrje për drejtësi dhe një zotim për të punuar për paqen dhe dinjitetin e kombit tonë”, ka thënë Beqa.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark