Insajderi
Lajme

25-shi i AAK-së: 137 është numri fitues i 9shkurti, për ta çuar përpara Republikën tonë

Insajderi
12 January 2025 - 16:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
25-shi i AAK-së: 137 është numri fitues i 9shkurti, për ta çuar përpara Republikën tonë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Artan Nimani, kryetari i Forumit Intelektual E-30, njëherësh edhe kandidat për deputet me numrin 25 në koalicionin AAK-Nisma-Intelektualët-Konservatorët, ka thënë se “ne nuk merremi me sondazhe, por me punë dhe angazhime konkrete”.

Nimani ka thënë se 137 është numri i fitores, që garanton ndryshim, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

“137 është numri i fitores sonë-numri që garanton ndryshim, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. Ky tubim është dëshmi e bashkimit tonë, e përkushtimit tonë dhe e vullnetit të pathyeshëm për të ndërtuar një Kosovë që çdo qytetar e meriton”.

“Falënderoj nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur deri më tani dhe që besojnë në vizionin tonë për Kosovën fituese. Me përulësi dhe përgjegjësi të plotë, ju ftoj që të bëni zgjedhjen e duhur – votoni për koalicionin tonë me nr. 137 dhe për mua, nr. 25, për të çuar përpara punët që vendi ynë ka nevojë”.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark