×
  • Lajme
  • Lajme

    25 të vdekur dhe 613 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

    Insajderi
    13 December 2020 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 25 viktima nga koronavirusi i ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

    Sipas raportit ditor të kësaj ministrie, nga testimi i 1.837 mostrave janë regjistruar edhe 613 persona të infektuar me koronavirus, janë shëruar 688 pacientë ndërsa raste aktive janë 2103.

    Që nga fillimi i epidemisë me koronavirus në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 73.638 raste pozitive, prej tyre 2.121 kanë vdekur ndërsa 49.414 janë shëruar.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark