25 vjet nga Beteja e Llapushnikut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    25 vjet nga Beteja e Llapushnikut

    Insajderi
    10 May 2023 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    25 vite më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

    Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

    Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë, raporton kp.

    Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark