Insajderi
Lajme

26 vite pas vrasjes, rivarrosen dhjetë viktimat e luftës që ishin të zhdukur

Insajderi
04 April 2025 - 11:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
26 vite pas vrasjes, rivarrosen dhjetë viktimat e luftës që ishin të zhdukur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbetjet mortore e 10 viktimave të luftës që ishin në Listën e Personave të Zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin, rivarrosen sot.

Nga ora 14:30 mbahet ceremonia e rivarrimit në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë,  të viktimave :

-Adem (Hazir) Gashi, Klinë;

-Sahit(Ahmet) Gashi, Klinë;

-Bekim(Hashim) Hasani , Klinë;

-Sheremet(Brahim) Ismajli , Klinë;

-Osman(Kadri)Fejza , Klinë;

-Shkelzen Rifat Hajdaraj , Klinë;

-Bekim (Muharrem) Gashi, Klinë.

Nga ora 16:30 nis ceremonia e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj.

Në Malishevë mbahet ceremonia e rivarrimit të viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj, sakaq në  ora 13:00 mbahen homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, ndërsa në ora 14:00  rivarrimi i Mentor (Maliq) Kryeziu në varrezat e fshatit Llapqevë .

Në ora 15:00 mbahen homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec, kursë në ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.

Ndërsa rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark