Insajderi
Lajme

26 vjeçarit i gjendet arsenal armësh në Viti – policia e arreston/Pamje

Insajderi
13 September 2024 - 19:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
26 vjeçarit i gjendet arsenal armësh në Viti – policia e arreston/Pamje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës në Gjilan ka njoftuar se i dyshuari B.B. (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar shqiptar) me banim në qytetin e Vitisë është në posedim të armëve ilegale.

Në lidhje me këtë është njoftuar Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti të cilët kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore duke realizuar edhe një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, kontrolle e realizuar me leje të Prokurorit të Shtetit.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale për Gjykatën janë gjetur dhe konfiskuar: Shtatë (7) revole të tipit Zoraki të tipit 2914-T, gjashtë (6) revole të tipit Zoraki të tipit 918-T, një (1) armë e gjatë Karabin e kalibrit 8.57 mm, njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrit 8.75 mm, tridhjetë (30) fishekë të kalibrit 7.62 mm, një (1) fishek i kalibrit 9mm.

Policia njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark