27 të vrarë nga dy sulme terroriste në Irak – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    27 të vrarë nga dy sulme terroriste në Irak

    Insajderi
    30 May 2017 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy sulme të veçanta me bombë në rrugët e kryeqytetit irakian shkaktuan 27 të vrarë dhe dhjetra të plagosur.

    Sulmi i parë ndodhi pranë një dyqani akulloreje shumë popullor në distriktin Karrada të Bagdadit, ku u vranë 16 persona dhe u plagosën 75 të tjerë.

    Disa orë më vonë, një shpërthim i dytë ndodhi pranë një ndërtese të qeverisë të lagjen Shawaka të qytetit. 11 vetë u vranë në atë shpërthim.

    Grupi Shteti Islamik mori përgjegjësinë për të dy sulmet, duke thënë se të dy ata ishin shpërthime me bombë me objektiv myslimanët shiitë, që ISIS i konsideron si heretikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark