Insajderi
Botë

Tërmet i fortë në Turqi, përfshirë Izmirin dhe Balikesirin

Insajderi
22 January 2025 - 12:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tërmet i fortë në Turqi, përfshirë Izmirin dhe Balikesirin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet me magnitudë 5.2 Rihter goditi pak para mesnatës qytetet e Turqisë në Egje, përfshirë Izmirin dhe Balikesirin.

Tërmeti, i cili kishte epiqendrën në brigjet e detit Egje, u ndje në disa qytete, përfshirë Çanakala, Izmir dhe Balikesir, por edhe në ishujt grekë.

Epiqendra e tërmetit ishte raportuar të ishte 6.62 kilometra nga Ayvacik, një lagje e Çanakalasë, dhe ndodhi në një thellësi prej 8.65 kilometrash. Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për dëme të mëdha ose viktima.

Zyrtarët vendorë dhe ekipet e AFAD janë duke monitoruar situatën nga afër dhe janë në gatishmëri për të reaguar në rast të emergjencave të mundshme. Po ashtu, janë duke mbajtur nën vlerësim çdo pasojë të mundshme nga lëkundjet sizmike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark