27-vjeçari do ngrihej të hante syfyrin, vëllai i vogël bezdiset nga alarmi dhe e godet me thikë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    27-vjeçari do ngrihej të hante syfyrin, vëllai i vogël bezdiset nga alarmi dhe e godet me thikë

    Insajderi
    28 April 2022 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egzon Oruçi vetëm 20-vjeç ka plagosur me thikë vëllain e tij 27-vjeçar Bernard Oruçi për shkak të alarmit të telefonit.

    Mësohet se 27-vjeçari agjëronte dhe ditën e djeshme kishte vendosur alarmin për t’u zgjuar për syfyr, por zhurma e alarmit ka bezdisur vëllain e vogël i cili ka marrë thikën dhe ka qëlluar duke e lënë të plagosur rëndë vëllain e madh.

    Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spitali ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Dy vëllezërit jetonin në një shtëpi me qira në lagjen nr. 13, Durrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark