Insajderi
Insporti

Rashford e “këndell” Barcelonën me një gol të bukur

Insajderi
05 October 2025 - 17:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rashford e “këndell” Barcelonën me një gol të bukur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, ka shënuar golin e parë të tij personal në La Liga në ndeshjen kundër Sevillës.

Goli erdhi në minutat shtesë të ndeshjes, ku sulmuesi anglez u gjend mjaft mirë me një goditje gjysmë-vollej në 16-metërshin e Sevillës.

Barcelona përmes këtij goli ngushtoi epërsinë e Sevillës 2-1, e cila ka mbizotëruar tërë pjesën e parë.

Rashford ka shënuar golin e tij të parë personal në edicionin e La Ligas, teksa po kalon një formë të mirë tek klubi blaugranas. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark