Insajderi
Lajme

27-vjeçari kapet me kokainë, kanabis, “crack” dhe municion në Tiranë

Insajderi
08 September 2026 - 15:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
27-vjeçari kapet me kokainë, kanabis, “crack” dhe municion në Tiranë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në vijim të aksioneve policore, për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe si rezultat i intensifikimit të punës operative me këtë objekt, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” goditën një tjetër rast të sigurimit të llojeve të ndryshme të lëndëve narkotike dhe shitjes së tyre në doza.

Për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin J. C., 27 vjeç, banues në Paskuqan.

Ai është konstatuar në një automjet të parkuar në rrugën “Jordan Misja”, duke ndarë lëndë narkotike, me qëllim shitjen në zona të ndryshme të kryeqytetit, dhe sapo ka parë shërbimet ka tentuar të largohet me vrap.

Pas kapjes, 27-vjeçarit i janë kryer kontrolle fizike dhe në automjet, si rezultat i të cilëve i janë gjetur doza të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, përzierje Crack dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./TCh/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark