Sektori i arsimit në Kosovë është lënë më së shumti anash nga Qeveria e Kosovës, duke u fokusuar në sektorët tjerë më pak të rëndësishëm.
Kryesindikalisti i arsimit në vend, Rrahman Jasharaj, kërkon më shumë përgjegjësi nga Qeveria për respektim të kontratës kolektive. “Ajo që po zvarritet për t’u zbatuar është pagesa e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhënësve.
Kjo përgjegjësi u është kaluar qeverive lokale, por se duhet të ketë presion dhe te niveli qendror”, thotë Jasharaj, duke shtuar se në arsimin e lartë gjendja ka shkuar duke u degraduar, sidomos tek universitetet publike (Zëri)